Hapësire reklamuese

Politikë

Spartak Ngjela bën deklaratën e fortë: Rama ka paguar për përplasjen Basha-Selami, mendoj se Meta do të shkarkohet

Shkruar nga Newsbomb
Spartak Ngjela bën deklaratën e fortë: Rama ka paguar për

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, ku u shpreh se kryeministri Rama ka paguar për përplasjen e kryedenmokratit Lulzim Basha me Eduard Selamin.

Ai theksoi se Rama nuk ka paguar para’, pork a investuar për Bashën, ndërsa tha se pritet të shihet se si do të shkojnë ngjarjet në PD.

“Ju jap një informacion të saktë. Në përplasjen midis Bashës dhe Eduart Selamit, Rama ka paguar, jo në kuptimin e parave, në investim të Bashës. Të shikojmë si do shkojnë ngjarjet”, tha Ngjela.

Përsa i përket Komisionit Hetimor për shkarkimin e MEtës, avokati u shpreh se pret që Meta të shkarkohet, pasi ka dalë nga pozicioni i tij si president dhe ka hyrë në parlament.

“Ajo shkelja e Kushtetutës do mendim juridik. Ai ka dalë nga pozicioni i tij si President dhe ka hyrë në Parlament. Ai u artikulua politikisht me opozitën, gjë që nuk duhej ta bënte. Këtë nuk e lejon kushtetuta. Thirrjet që bëri jo me hanxhar, jo me mjete prehta, s’ka rëndësi. Pyetja më e madhe është kjo: Rama e ka nga vetja apo ja ka kërkuar Ëashington? Sepse nuk mund të dalë një President i NATO-s dhe të thotë raketë. Të shikojmë se çfarë do të bëjnë. Por unë kam përshtypjen se do ta shkarkojnë”, tha Ngjela.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu