Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Spartak Braho vijon sulmet ndaj Metës: Është PUÇIST se nuk njeh Kuvendin dhe Komisionin Hetimor! Pika e ujit që derdhi gotën ishte…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Anëtari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Spartak Braho, një nga personat më të afërt të Metës, vijon ta sulmojë dhe shprehet i bindur se ai do të shkarkohet nga parlamenti, me më shumë vota nga sa u emërua.

I ftuar në “Frontline”, Braho u shpreh se Meta e mbushi kupën kur nuk njohu Parlamentin dhe Komisionin Hetimor, duke e quajtur puçist.

Ai u shpreh i bindur se presidenti do të shkarkohet pasi në raportin 100 faqësh numërohen 17 shkelje kushtetuese nga ana e Metës.

Spartak Braho: Është një raport 1000 faqësh që do të vulosë fatin e Presidentit. Hetimet janë ngritur në baza hetimore dhe ka shumë informacion për të bërë të mundur shkarkimin e tij. Në parlament jam i bindur se do të votohet, për shkarkimin e tij do marrë më shumë vota se sa mori kur u emërua. Herët e parë hetimi ishte pak i nxituar i shpejtuar. E lamë të shprehej Komisioni i Venecias, dhe tha se ka bërë shkelje, por jo aq të rënda sa për ta shkarkuar. Ndërsa këtë radhë kemi 17 shkelje të Kushtetutës. Pika që derdhi gotën ishte mosnjohja e Kuvendit që e ka emëruar, që i ka emëruar kandidaturat për organet e drejtësisë që ai vetë më pas i ka miratuar. Komisioni i Venecias e tha se Parlamenti është kushtetues, ky thotë nuk vi nuk bëj. Nuk njeh qeverinë nuk njeh organet, nuk njeh Komisionin Hetimor. Është puçist. Ka shkelur Kushtetutën. Unë përsa i përket Gjykatës Kushtetuese nuk mund të them, por besoj se do shkarkohet, por duhet respektuar vendimi i saj.

Më shumë

spot_img
spot_img