Hapësire reklamuese

Bota

Spanjë, shkatërrohet banda shqiptaro-spanjolle, sekuestrohen 56 kg heroinë e 2 ton kanabis

Shkruar nga Newsbomb

Policia spanjolle ka shkatërruar dy rrjete ndërkombëtare të trafikimit të drogës, duke sekuestruar sasi të konsiderueshme të heroinës dhe të hashashit.

Autoritetet spanjolle thanë se janë sekuestruar 56 kilogram heroinë, e cila përbën sasinë më të madhe të kësaj droge të kapur në vendin iberik gjatë këtij viti.

Lënda narkotike u zbulua në karrocerinë e makine në qytetin Tui ndërsa vinte nga Holanda.

Policia tha se gjatë operacionit u arrestuan 12 persona, shqiptarë dhe spanjollë, të cilët synonin ta shpërndanin lëndën narkotike në tregun spanjoll.

Mediat spanjolle raportojnë se operacioni është ndërmarrë pas një hetimi të gjatë, ndërsa theksojnë se në krye të rrjetit ndërkombëtar të trafikut qëndronin shqiptarët.

Ndërkaq tetë persona të tjerë u arrestuan në lidhje me gati 2 ton hashash të kapur në kufi me Francën dhe një tjetër sasi të përafërt drogë të sekuestruar në Malaga.

 

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.