Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Spanjë, Shakira shmang burgun, 7 milionë euro gjobë për evazion fiskal

Shkruar nga Newsbomb
Spanjë, Shakira shmang burgun, 7 milionë euro gjobë për

Superylli kolumbian i muzikës pop, Shakira arriti një marrëveshje me prokurorët spanjollë për të zgjidhur çështjen e mashtrimit fiskal dhe për të shmangur dënimin në burg.

Marrëveshja mbart një gjobë të majme, por i kursen yllit të pop-it një dënim tre-vjeçar me kusht.

Pas negociatave që zgjatën me javë të tëra, këngëtarja bëri një marrëveshje me prokurorët në Barcelonë për të paguar një gjobë prej shtatë milionë eurosh.

Ikona botërore e popit, do të përballej me akuzat për evazion fiskal prej 14.5 milionë eurosh në një gjykatë të Barcelonës.

Prokurorët e ccështjes kërkuan tetë vite burg për yllin e muzikës pop dhe një gjobë prej 23.8 milionë euro nëse shpallej fajtore.

Më herët, muzikantja deklaroi se ishte banore e Bahamas midis 2012 dhe 2014. Ajo tha se kishte bërë vetëm vizita te partneri i saj i atëhershëm, ylli i futbollit Gerard Piqué, në Spanjë. Çifti, i cili ka dy fëmijë, aktualisht është ndarë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese