Shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje të përhapura në pjesë të Bangladeshit dhe Indisë, duke lënë miliona të bllokuar dhe të paktën 57 të vdekur.
Në Bangladesh, rreth 2 milionë njerëz janë bllokuar nga përmbytjet më të këqija në veri-lindje të vendit për gati dy dekada.
“Rreth dy milionë njerëz janë bllokuar nga përmbytjet deri më tani,” tha një zyrtar.
Shumë pjesë të Bangladeshit dhe rajonet fqinje në Indi janë të pritura ndaj përmbytjeve dhe ekspertët thonë se ndryshimi i klimës po rrit gjasat e ngjarjeve ekstreme të motit në mbarë botën. E ndërsa në Bangladesh, por jo vetëm edhe Gjermania dje u godit nga një tornado, e kundërta po ndodh në Spanjë e cila po “përvëlohet” nga temperaturat e larta.
Si asnjëherë më parë në muajin maj në Spanjë temperaturat kanë shkuar në 40 gratë celsius.