Hapësire reklamuese

Aktualitet

Spanja kërkon ekstradimin, lihet në burg drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, i akuzuar për 40 vjedhje

Shkruar nga Newsbomb
Spanja kërkon ekstradimin, lihet në burg drejtori i

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën arrest me burg për 40 ditë për Alfred Prodanin, Drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit, pasi ndaj tij kishte një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga Spanja.

Afati arrest me burg për 40 ditë është dhënë për Prodanin, për t’i dhënë kështu afat autoriteteve spanjolle për të sjelle në vend kërkesën e ekstradimit.

41 vjeçari rezulton të jetë në kërkim ndërkombëtar që nga viti 2013 për “Vjedhje me dhunë” në Spanjë. Është i paqartë fakti sesi ai nuk është kapur deri tani, por madje ishte në krye të Ujësjellësit të Kurbinit.

Alfred Prodani është denoncuar tre vite më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha, se ka marrë pjesë në grabitjen e shtëpisë së sulmuesit të Realit të Madridit Karim Benzema. Sipas autoriteteve, Prodani rezulton i përfshirë në rreth 40 episode vjedhje të banesave në Spanjë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll