Që pas vendimit të qeverisë lokalë të Katalonjës për të zhvilluar referendumin për pavarsinë në Spanja, në vend ka filluar një betejë e vërtetë mes institucioneve lokale dhe atyre qëndrore në Madrid.
Sëfundmi qeveria spanjolle i ka dhënë vetëm 48 orë kohë qeverisë rajonale në Katalunjë, për të braktisur planet për referendum. Madridi ka kërcënuar se në të kundërt qeveria do të bllokojë të gjtha financimet direkte nga qeveria qendrore, për institucionet lokale.
Kjo mund të jetë një formë e Madridit që do të frenojë iniciativën e katalanasve për referendumin e shkëputjes nga Spanja.
Ndërkohë udhëheqësit lokal të Katalunjës prej ditësh kanë nisur fushtën për t’i thënë “PO”, referendumit për pavarësi nga Spanja.