Spanja e gatshme të njohë pavarësinë e Kosovës, por ka vetëm një kusht

Publikuar tek: bota, më 17:13 18-09-2020 Spanja e gatshme të njohë pavarësinë e Kosovës, por ka vetëm një kusht

Spanja është e gatshme të njohë shtetin e pavarur të Kosovës, por vetëm nëse arrihet një marrëveshje me Serbinë.

Kjo është deklarata zyrtare e autoriteteve spanjolle, ndërsa mund të konsiderohet si një sinjal pozitiv nga shteti iberik.

“Pozicioni ynë nuk është obstruksionist. Përkundrazi, është konstruktiv. Pozicioni spanjoll mund të sintetizohet në fjalinë vijuese: ‘asgjë pa marrëveshje, gjithçka me të’, përfshirë njohjen politike të Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”, tha ministrja e Jashtme spanjolle.

“Spanja nuk e ka njohur Kosovën sepse e konsideroi shpalljen e pavarësisë së saj të 2008 “në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe idenë tonë për një Evropë të larmishme dhe tolerante”, shtoi ajo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Më jepni të ha diçka se vdiqa', gruaja kërcënon stafin e fastfood-it pasi i kërkuan të vendosë maskë (FOTO)
»
Article Logic
Execution time: 0.011747121810913
array(1) { ["section"]=> string(76) "spanja-e-gatshme-te-njohe-pavaresine-e-kosoves-por-ka-vetem-nje-kusht-220853" }