Tirana
few clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1.5kmh
20 %
Mar
21 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

SPAK dhe Policia zbarkojnë në Portin e Durrësit, kapet tjetër sasi kokaine në kontenierët e “Alba Exotic Fruit”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një tjetër sasi lënde narkotike e llojit kokainë është kapur sot në Portin e Durrësit.

Operacioni i cili ka nisur që më datë 13 korrik u finalizua dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit të Durrësit dhe policia e qytetit.

Më datë 13 u kapën 11 kg e 675 gram kokainë ndërsa më datë 17 korrik në Port u konstatuan të hapur dy kapakë të njërit prej kontenierëve për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”.

Sot është konstatuar një tjetër sasi kokaine e cila është sekuestruar. Plot 6.5 kg lëndë narkotike.

Njoftimi i policisë / Port, Durrës

Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën trafikimit të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Rada” të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit u gjetën dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gr. lëndë narkotike kokainë, dhe veprimeve hetimore të kryera më datë 17.07.2021, ku në Port u konstatuan të hapur dy kapakë të njërit prej kontenierëve për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”, tjetër sasi kokaine është sekuestruar pasditen e sotme.

Në vijim të operacionit “Rada” pasditen e sotme, nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit është ushtruar kontroll i imtësishëm në 10 kontenierë për llogari të kësaj kompanie, ku si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në një nga kontenierët u gjetën dhe u sekuestruan 6.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e një grupi të posaçëm prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe të SPAK-ut.

Në nisje të operacionit, më datë 13.07.2021, është arrestuar në flagrancë shtetasi Bajron Gumeni (menaxheri i firmës) dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës, shtetasi Eduart Dauti.

LEXO EDHE: 11.6 kg kokainë e kapur në Portin e Durrësit, lihet në burg administratori i firmës, dosja kalon në duart e SPAK-ut

Më shumë

spot_img