Tirana
light rain
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
67 %
4.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

SPAK zbarkon në Bashkinë e Durrësit për abuzimet me tenderat, 8 persona të arrestuar, disa janë pronarë të kompanive private

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria Speciale SPAK ka zbarkuar sot në qytetin bregdetar të Durrësit, ku me urdhër janë arrestuar 10 persona, për abuzime me tenderat. Për 8 prej tyre Gjykata e Posaçme ka vendosur masën paraprake të sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për dy të tjerë “Arrest në shtëpi”.

Bëhet fjalë për një tender në vlerën e 70 milionë lekëve të vjetra, i prokururar në periudhën maj – qershor 2020.

Tre nga të arrestuarit, A.V., M.L. dhe A.T, janë anëtarë të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës dhe akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Tre të arrestuarit e tjerë, P.B., Gj.M., I.M, janë anëtarë të të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, pranë Bashkisë Durrës, dhe akuzohen për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu është krijuar dyshimi i arsyeshëm se, shtetasit A.B., E.R., L.R. dhe R.S., administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., kanë konsumuar veprën penale të  “Falsifikimit të dokumentave” në bashkëpunim, duke dorëzuar dokumenta të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi.

Njoftimi i SPAK

Në procedurën e prokurimit me REF-57495-05-06-2020, të zhvilluar nga Bashkia Durrës, në periudhën maj – qershor 2020, me vlerë të fondit limit prej 7 083 000 lekë (pa TVSH), janë evidentuar shkelje ligjore, te kryera nga shtetasit A.V., M.L. dhe A.T., me cilësinë e  anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës, të cilat formojnë elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe nga shtetasit P.B., Gj.M., I.M., me cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, pranë Bashkisë Durrës, të cilat formojnë elementët e veprës penale të ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i K.Penal.

Gjithashtu është krijuar dyshimi i arsyeshëm se, shtetasit A.B., E.R., L.R. dhe R.S.administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., kanë konsumuar veprën penale të  “Falsifikimit të dokumentave” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 paragrafi i dytë i K.Penal, duke dorëzuar dokumenta të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi.

Janë regjistruar si persona nën hetim, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”, parashikuar nga neni 186 i K. Penal edhe shoqëritë R & R Group sh.p.k., Klosi – R Company sh.p.k. dhe Ra – Mi Kompani sh.p.k., subjektepër të cilat vijojnë hetimet,përsa i përket procedurave të tjera të prokurimit ku këto subjekte kanë qenë pjesmarrëse.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin nr. 90 akti datë 28.10.2021, ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasit: P.B., Gj.M., I.M., A.V., M.L., A.T., R.S., A.B.

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” për shtetasen L.R. dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasen E.R.

Ekzekutimi i masave të sigurimit nga policia gjyqësore pranë Drejtorisë Hetimore, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, u bë i mundur sot më datë 29.10.2021.

Më shumë




spot_img








spot_img