Hapësire reklamuese

Politikë

SPAK u kontrolloi banesat, dalin emrat e zyrtarëve që kanë lidhje me Ilir Beqajn

Shkruar nga Newsbomb
SPAK u kontrolloi banesat, dalin emrat e zyrtarëve që kanë lidhje

Janë zbuluar emrat e personave, ku SPAK ka kryer kontrolle, lidhur me hetimet që po zhvillohen nga Prokuroria e Posaçme.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se bëhet fjalë për Ermal Kurtulaj, Sabian Kurtulaj, Gazmend Prenga dhe Arben Dani.

Ermal Kurtulaj ka qenë edhe koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia SASPAK.

Po ashtu raportohet se Beqaj ka përdorur automjetin që ka qenë në pronësi të Kurtulajt. Lidhur me hetimin ndaj ish-ministrit është kontrolluar po ashtu nga autoritetet edhe banesa e shoferit të tij.

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur prej pasdites së djeshme një numër kontrollesh në shtëpitë e ish-ministrit Ilir Beqaj, ato të punonjësve të tij, si dhe në disa kompani farmaceutike me lidhje të tërthorta me familjen Beqaj.

Bëhet fjalë për kompanitë farmaceutike “Delta Pharma”, “Avicena”  dhe “Ditë e Natë”, në të cilat agjentët e BKH-së po kërkojnë për prova që lidhen me ish-ministrin Ilir Beqaj. Ky i fundit është marrë ditë më parë zyrtarisht i pandehur.

Dyshimet janë se kompanitë në zotërim të bashkëshortes apo punonjësve të ish-ministrit janë të lidhura me tre kompanitë e mësipërme, të cilat kanë fituar një numër tenderash në shëndetësi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese