Presidenti Ilir Meta thotë se është interesuar vazhdimisht për çështjen e pronave të ushtrisë, duke kërkuar informacion të vazhdueshëm nga Ministria e Mbrojtjes.
I pyetur për aludimet se presidenti i ri Bajram Begaj mund të firmosë për t’i hequr ushtrisë disa prona, Meta tha se Presidenca të gjitha shqetësimet që ka pasur ia ka përcjellë SPAK-ut.
Pjesë nga deklarata e Metës:
Lidhur me këtë çështje ne kemi pasur gjithmonë probleme serioze me qeverinë, sepse për një kohë të gjatë janë bërë veprime jo transparente. Lidhur me tjetërsimin e paligjshëm të pronave të ushtrisë dhe dobësimin e kapaciteteve të forcave të mbrojtjes. Kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Mbrojtjes dhe kemi kërkuar informacion shterrues. Nuk ka patur një reagim transparent. Këto shqetësime ia kemi përcjellë edhe SPAK-ut. Kjo histori është edhe me pronat e komuniteteve fetare. Gjithë informacioni ynë i është dërguar SPAK-ut nga Presidenca.
Çështja e pronave të Ushtrisë është shumë e hershme. Përgjegjësinë kryesore e ka Ministria e Mbrojtjes, shpresoj që SPAK t’i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe të vërë para përgjegjësisë këdo.