Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“SPAK të hetojë BERISHËN dhe METËN”, Yuri Kim reagon pas deklaratave të Ramës: Prokurorët s’mund të veprojnë se i ka POROSITUR apo URDHËRUAR apo KËRCËNUAR dikush

Shkruar nga Newsbomb
“SPAK të hetojë BERISHËN dhe METËN”, Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama drejtuar prokurorëve të SPAK-ut për të hetuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta.

Gjatë një konference të KLGJ-së, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili sërish ka përsëriti thirrjen ndaj SPAK për hetimin e Berishës, ambasadorja Kim tha se dretësia nuk mund të funksionojë me urdhra apo porosi.

“Ky nuk është standardi që kërkohet”, u shpreh ambasadorja Kim, duke shtuar se “prokurorët nuk mund të veprojnë kur i urdhëron, porosit apo kërcënon dikush”.

“Sipas normave dhe praktikave të miqve tuaj SHBA, dhe miqve të ardhshëm BE, reforma në drejtësi quhet e suksesshme kur të mos kemi më gjyqtaë dhe prokurorë të papërshtatshëm. Do të quhet normale kur politikanë në apo jashtë fuqisë të mos kërkojnë hetimin e këtij apo atij. Këto nuk janë standardet që kërkojmë të arrijmë në Shqipëri.

Këto nuk janë standardet që kërkojnë shqiptarët kur flasin për reformën në drejtësi. Duhet një drejtësi, ku drejtësia është e verbër, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Kur veprojnë prokurorët, nuk duhet ta bëjnë se i ka kërcënuar dikush, i ka porositur dikush apo u ka dhënë para dikush”, u shpreh ambasadorja Kim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll