Hapësire reklamuese

Politikë

"SPAK të bashkëpunojë me amerikanët"! Rudina Hajdari: Rama do të hetohet nga FBI, shfrytëzoi postin për të shkatërruar opozitën

Shkruar nga Newsbomb
"SPAK të bashkëpunojë me amerikanët"! Rudina

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari tha mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama do të hetohet nga FBI. Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD  u shpreh gjatë një interviste në “Syri Tv” se edhe SPAK duhet të bashkëpunojë me prokurorët amerikanë.

Sipas saj Rama ka shpërdorur ligjin duke shfrytëzuar postin e kryeministrit për interesa personale dhe për të shkatërruar opozitën.

"Kryeministri i Shqipërisë është cituar 14 herë në aktpadi, një skandal i paraparë ndonjëherë. Këtu ka një person që po bashkëpunon me FBI dhe e di mirë këtë histori, mund të ketë një tradhtar që po bashkëpunon për të treguar detaje intime sa i takon këtyre aferave. Edi Rama është shumë i frikësuar në këto momente, besoj. Ka përdorur postin e tij për arsye personale, për të dëmtuar dhe kapur opozitën.

Dhe të gjitha këto duhet të shkojnë para drejtësisë shqiptare. Rama doli në disa Tv dhe mohoi përfshirjen e tij apo dhe hetimin e tij nga drejtësia amerikane. Jo vetëm që do të hetohet, por ai po përdor postin e tij, imunitetin si kryeministër, për të ruajtur privatësinë e tij që kur të bëhet hetimi, ka ligj Amerika i cilin i mbron njerëzit publik. Në rastin e zotit Rama që përdor postin për të mbrojtur veten e tij, vetëm e vetëm duke thënë që e cenon sigurinë e tij personale. Sot që flasim Edi Rama ka shkelur ligjin shqiptar dhe ka përdorur postin kryeministror kundër opozitës, kundër demokracisë shqiptare.

Duhet të na shqetësojë fakti që kryeministri i vendit ka përdorur postin e tij politik për të shfrytëzuar dhe dëmtuar opozitën. Kjo duhet hetuar plotësisht jo vetëm nga prokuroria amerikane që po e bën, por edhe SPAK duhet të bashkëpunojë me ata amerikanë, për ta zbardhur tërësisht këto që kanë ndodhur, se kryeministri shqiptar ka shkelur ligjin. Ka shpërdoruar postin e kryeministrit për interesa personale për të çuar përpara agjendën e vet personale", u shpreh Hajdari.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll