Hapësire reklamuese

Aktualitet

SPAK, SPAK por Bashkia Tiranë bën "kërdinë" me 1.6 milionë euro për inceneratorin

Shkruar nga Newsbomb

1.6 milionë euro ose 1 miliardë e 600 milionë lekë ka marrë kompania e inceneratorit të Tiranës për muajt Tetor 2023 dhe Nëntor 2023, nga Bashkia e Tiranës e drejtuar nga socialisti Erion Veliaj. Pavarësisht hetimeve nga SPAK, paratë vazhdojnë për inceneratorin fantazmë.

Referuar të dhënave zyrtare të shtetit shqiptar, konkretisht Drejtoria e Thesarit, konfirmohet se Bashkia e Tiranës ka më datë 29 Janar 2024 ka ekzekutuar dy pagesë nga 800 milionë lekë.

Kompania e inceneratorit me dy pronarët në kërkim, "Integrated Energy BV SPV", edhe përse është sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme dhe një sërë zyrtarësh të shtetit janë arrestuar për një incenerator që nuk ekziston, pagesat vazhdojnë të kryhen, shkruan newsbomb.al.

Janë dy pagesa për muajin e 10-të dhe të 11-të të vitit 2023, përkatësisht Tetor dhe Nëntor 2023 të cilat janë kryer nga institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj.

Bëhet fjalë për një shumë 80,444,108 lekë të reja për muajin Tetor dhe 80,036,807 lekë të reja për muajin Nëntor. Edhe përse një nga zyrtarët më të lartë të Bashkisë së Tiranës, krahu i djathtë i Erion Veliaj, Taulant Tusha është arrestuar për akuza që lidhen me inceneratorin, bashkia vazhdon të paguajë.

Pagesat nga institucionet, sipas Thesarit te Shtetit Pagesat nga institucionet, sipas Thesarit te Shtetit/ © Open Data Albania

Në muajin Gusht të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar Inceneratorin e Tiranës. Gjatë hetimit ka rezultuar se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.

Nga provat e siguruara ka rezultuar se dy shtetasit e shpallur në kërkim Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiti kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, shkruan newsbomb.al.

Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton se Zoto, në bashkëpunim me Mirel Mërtiri, kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara, vlerën monetare 409,428,000 (katërqind e nëntë milion e katërqind e njëzet e tetë mijë) lekë. Klodian Zoto, raportohet se është paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij “Integrated Energy Services”, si nënkontraktor i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese