Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SPAK shuan aludimet se Ervin Mata u zhduk në Bolivi dhe e kërkon për 1 ton drogë

Shkruar nga Newsbomb

Ervin Mata është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pas 11 urdhër-arresteve të lëshuara dje nga Prokuroria e Posaçme, për një grup kriminal që vepron mes trafikut të kokainës dhe hashashit nga Amerika Jugut, vrasjeve dhe pastrimit të parave.

Mes personave të arrestuar janë dhe ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, shefi i Krimeve në Komisariatin nr.6, Dedan Gjoni dhe "i forti" i Kukësit, Bujar Ajeti (alias Gërmizi).

Mirëpo, edhe përse hetimet e SPAK hedhin dritë mbi trafikun e më rreth 1 ton kokainë dhe hashash nga vendet e Amerikës së Jugut drejt Evropës, komunikimet në aplikacionin sekret "SKY" kanë zbuluar "fatin" e Ervin Matës.

LEXO EDHE: Njoftimi zyrtar i SPAK: Grupi kriminal trafikoi 1 ton kokainë e hashash drejt Evropës

Lajmi ne mediat shqiptare per zhdukjen e pretenduar te Ervin Mates ne Bolivi Lajmi ne mediat shqiptare per zhdukjen e pretenduar te Ervin Mates ne Bolivi

Në muajt e parë të vitit 2023, media periferike raportuan se ish-partneri i këngëtares Elvana Gjata dhe një ndër personat e përfshirë në ngjarjen që mori emrin si "Masakra e ish-Bllokut", ishte zhdukur pa gjurmë në Bolivi. Mediat aluduan se disa muaj pas zhdukjes pa gjurmë së Ervis Martinaj, edhe Ervin Mata kishte pasur të njëjtin fat në Bolivi.

Hetimet, akuzat dhe bisedat e transkriptuara që SPAK ka siguruar nga autoritetet evropiane kanë nxjerr nga "strofulla" biznesmenin nga Tirana.

Televizioni Klan ka siguruar një video të fundit të Ervin Matës nga arratia, duke konsumuar diçka dhe përshëndet me dorë kamerën. Këto pamje rrëzojnë pretendimet se biznesmeni nga kryeqyteti është zhdukur në Bolivi dhe asgjë nuk dihet në fatin e tij, sepse vetë Ervin Mata tregon të kundërtën.

Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e BKH-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formë e grupit të strukturuar kriminal, si më poshtë:

  1. Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Hollandë në datën 05.01.2021;
  2. Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;
  3. Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erëitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;
  4. Sekuestrimi i një sasie prej 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main, Gjermani;
  5. Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Republikën e Shqipërisë;
  6. Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në Republikën e Shqipërisë;
  7. Po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.
  8. Gjithashtu janë dokumentuar pasuri, të cilat janë produkt i kësaj veprimtarie kriminale, për të cilat është kërkuar sekuestrimi i tyre.

Këto janë akuzat që Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal, teksa falenderon autoritetet homologe europiane për ndihmën, si Eurojust, Europol, Autoritetet Gjyqësore Franceze dhe agjencitë ligjzbatuese hollandeze, belge, kolumbiane e gjermane.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese