Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SPAK shkresë Ministrisë së Drejtësisë: Të ekstradohet Ismail Zeneli nga Spanja!

Shkruar nga Newsbomb
SPAK shkresë Ministrisë së Drejtësisë: Të

Ismail Zeneli, i njohur dhe me nofkën "Dajloki", kërkohet nga Prokuroria e Posaçme të ekstradohet sa më parë në Shqipëri. Në shkresën zyrtare që institucioni i drejtuar nga Altin Dumani i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë që të vendos sa më parë kontaktet me kolegët në Spanjë.

Report Tv bën me dije se shkresa dhe dosja në ngarkim të Ismail Zenelit i është dërguar prej të martës ministrit Ulsi Manja, sapo Policia njoftoi se "Dajloki" ishte arrestuar në Spanjë.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në nëntor të vitit 2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Lexo edhe: Arrestimi i “Dajlokit” në Spanjë, Policia njoftim: Vijon puna për ekstradimin

Ismail Zeneli, akuzohet se ishte pjesë e grupit të trafikut të drogës të Breçanit dhe Matës, por edhe si personi që donte të vriste vëllezërit Albert dhe Edmond Nela. Ai kishte pajtuar Bujar Gërmizin për eliminimin e tyre në Kukës.

Ai ka bashkëpunuar me shefin e Krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin, i arretuar gjithashtu nga operacioni i SPAK, për të tentuar vrasjen e 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Në këtë skemë është përfshirë dhe  Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit, e cila po ashtu ra në prangat e Policisë, pasi gjatë kohës kur punonte në “Interpol” u ka dhënë shtetasve të mësipërm informacione nga sistemi për "dy objektivat" që jetonin në Angli.

Dyshohet se plani për vrasjen e dy vëllezërve ishte bërë pas ekzekutimit të vëllait të Ismail Zenelit, personi me emër të ndryshuar Xhem Krasniqi, në Britaninë e Madhe. "Dajloki" dyshonte se vrasja e të vëllait ishte porositur nga dy vëllezërit me origjinë nga Kukësi dhe kërkonte "heqjen qafe" të tyre.

Sipas dosjes hetimore, Dedan Gjoni kryen veprime aktive duke ndjekur motrën dhe nënën e dy vëllezërve, tenton t’ju vërë GPS në makinë, ndërsa nxjerr nga sistemi TIMS të dhënat për Albert dhe Edmond Nelën. Vrasja nuk realizohet, pasi organizatorët nuk arrijnë të gjejnë vendndodhjen e dy vëllezërve.

Lexo edhe: Spanja prangos “Dajlokin”, Ismail Zenelin pjesë e grupit të Breçanit

Ndërkohë, Ismail Zeneli rezulton person kyç në trafikun e drogës nga Brazili dhe Ekuadori në drejtim të vendeve të BE-së dhe bashkëpunon ngushtë me Eralbi Breçanin.

Kujtojmë së, në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 5 shtetas, ndërsa në kërkim janë 6 të tjerë. Janë arrestuar ish-drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani, Besmir Mustati, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti (alias Gërmizi) dhe Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

Lexo edhe: “Ngela peng këtej”, bisedat në SKY që zbardhin rolin e Ergys Dashit në Ekuador

Lexo edhe: Zbardhen 11 urdhër-arrestet e SPAK: Planifikim vrasje në Angli dhe kërkime në Spanjë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese