Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka reaguar pas vendimit të SPAK për sekuestrimin e pasurisë së ish-gjyqtarëve të lartë Fatos Lulo, Bashkim Dedja dhe Shkëlzen Selimi.
Me anë të një postimi në rrjetet socilale ai shprehet se kjo tregon se SPAK është duke bërë detyrën për të luftuar korrupsionin.
“Lajm i mirë sot që Gjykata Speciale ka pranuar kërkesën e SPAK për të sekuestruar pasuritë e 3 ish-gjyqtarëve të Kushtetueses & Lartë. Një hap tjetër që tregon SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin. Reforma në Drejtësi në Shqipëri vijon,” shkruan Soreca.