Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

SPAK rrëzon kërkesën e Berishës

Shkruar nga Newsbomb
SPAK rrëzon kërkesën e Berishës

Prokuroria e Posaçme, ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit, njëherazi deputetit Sali Berisha, i cili kërkoi leje që të merrte pjesë në seancat plenare në Kuvend.

Tre ditë më parë, avokati i ish-kryeministrit, Sokol Mëngjesi depozitoi në SPAK kërkesën që klienti i tij të dalë nga banesa për të ndjekur nga afër punimet në sallën e Parlamentit, pasi sipas tij është një drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën.

“Personi nën hetim Sali Berisha(i përfaqësuar nga mbrojtësit e tij Sokol Mëngjesi dhe Genci Gjokutaj) ka depozituar në datën 15.01.2024 një kërkesë me anën e së cilës kërkonte lejimin e tij për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit. Pasi janë njohur me përmbajtjen e kësaj kërkese, me vendimin e datës 18.01.2024 Prokurorët kanë vendosur mospranimin e saj, thuhet në njoftimin e SPAK.

Kujtojmë që Berisha prej 30 dhjetorit ndodhet në “arrest shtëpie”, pasi është në hetim për korrupsion pasiv nga funksionarë të lartë, vepër penale e kryer në bashkëpunim.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese