Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SPAK rrethon shtëpinë e "bosit të kokainës", prangoset një shef Policie

Shkruar nga Newsbomb

Prokuroria e Posaçme raportohet se është duke koordinuar një operacion të gjerë në disa qytete të vendit, ku në pranga deri tani ka rënë një shef policie. Në shënjestër të SPAK duke se është ish-agjenti i Forcave Speciale Gëzim Çela.

Shtëpia dhe lokali i këtij të fundit në zonën e Fushë Kuqes është rrethuar nga Policia dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar për News 24 se mes personave të arrestuar është dhe shefi i një Komisariati Policie, por deri tani nuk ka informacion nëse mes tyre është dhe vetë Gëzim Çela, i cili cilësohet si një ndër bosët ndërkombëtar të kokainës.

Skeda e kerkimit nderkombetar per Gezim Çelen Skeda e kerkimit nderkombetar per Gezim Çelen

Operacioni i koordinuar nga SPAK dhe i zhvilluar në terren nga efektivë të Policisë së Shtetit, po ndodh paralelisht në Tiranë, Kurbin, Krujë, Durrës dhe Vlorë.

Kush është Gëzim Çela

Deri në vitin 1997 ka qenë oficer i Forcave Speciale të Policisë, por më pas jeta e tij mori një rrjedhë komplet tjetër, duke u kthyer në një nga trafikantët më të mëdhenj që kalonte drogë nga vendet e Lindjes së Mesme në Europë. Bëhet fjalë për Gëzim Çelën, banues në Kurbin dhe i dënuar për “shfrytëzim prostitucioni”, subjekt i OFL-së.

Ai njihet si një nga “bosët” e trafikut ndërkombëtar të drogës, ndërsa dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafikun e lëndëve narkotike.

Në atë vilë, policia i gjeti 18 kilogramë kokainë dhe 150 kilogram kanabis sativa, ndërsa në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërruan një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, duke përdorur edhe territorin e Shqipërisë.

Gëzim Çela u lirua nga gjykata me argumentin se vuante nga një sëmundje e rëndë, por më pas u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”, por kur policia rrethoi shtëpinë e tij në Mamurras, ai ia kishte mbathur. Për të, ekziston edhe një dënim nga Gjykata Italiane me 11 vite burgim dhe 150 mijë euro gjobë.

//Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese