Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
69 %
2.1kmh
75 %
Enj
26 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

SPAK po hetonte prokurorin Edmond Karriqi, në përgjime doli Rovena Voda, do punësonte në Ministri avokaten-motër e biznesmenit të karburanteve

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Rovena Voda, ish-zv.ministre e Brendshme ra në “rrjetën” e SPAK teksa Prokuroria Speciale hetonte prokurorin e Kukësit Edmond Karriqi, shkruan newsbomb.al. Ashtu siç ishte raportuar dhe më herët, Voda ka dalë rastësisht në objektivin e SPAK.

Sot, Rovena Voda dhe dy gratë e tjera që akuzohen bashkë me të, Majlinda Hasani dhe Florida Beu, dolën para Gjykatës kundër Korrupsionit për tú njohur me masat e sigurisë, mirëpo, Florida Beu nuk është ndjerë mirë dhe ka përfunduar në spital. Seanca është shtyrë.

Hetimet e SPAK për prokurorin Karriqi dhe Rovena Voda

Gazetari Arsen Rusta bën me dije se Prokuroria Speciale ka qenë duke hetuar prokurorin e Kukësit Edmond Karriqi, i cili u arrestua pak ditë më parë në mes të Kavajës, pasi akuzohet për korrupsion. Ai dyshohet se ka marrë para për të liruar nga burgu një person të përfshirë në trafik droge.

Një nga të arrestuarit nga Policia në një operacion droge në veri të vendit, ishte dhe biznesmeni i njohur i karburanteve Emirjan Beu. Ky i fundit, dyshohet se ka ndikuar te prokurori Karriqi për të dalë nga burgu. Por, clia është lidhja deri në këtë moment mes këtij operacioni dhe Rovena Vodës?!

Biznesmeni i karburanteve dhe kompanive të peshkimit, Emirajn Beu, është vëllai i Florida Beut, një prej dy grave të akuzuara bashkë me ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda, shkruan newsbomb.al. Teksa SPAK përgjonte grupin e trafikantëve të drogës, familjarët e tyre dhe prokurorin Karriqi, në objektivin e punës së hetuesve doli dhe Rovena Voda.

Vetë Florida Beu i ka dhënë para, një arkë me peshkë dhe një cëlular ish-zv.ministres që ajo ta punësonte në Ministrinë e Brendshme. Pavarësisht se aplikoi në 7 pozicione pune, Florida Beu nuk fitoi në asnjë.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img