Struktura e Posaçme Kundër Korupsionit dhe Krimit të Organizuar raportohet se po heton ish-presidentin Ilir Meta.
SPAK ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit të Metës, pas një padie të depozituar në strukturën e posaçme.
Ka qenë vetë kreu i SPAK, Arben Kraja ai i cili i është drejtuar me një letër zyrtare KQZ-së.
Është e paqartë se për çfarë objekti ka nisur verifikimi ndaj Metës.
Kujtojmë se pak kohë më parë Autoriteti i Dosjeve të Sigurimti të Shetit deklaroi se një politikan i lartë me inicialet I.M ka bashkëpunuar me ish-sigurimin. Në media u interpretua gjerësisht se I.M është ish-presidenti, tashmë kryetari i zgjedhur i Partisë së Lirisë.
Hera e fundit që Meta ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit është diku rreth vitit 2013, kur ka qenë për herë të fundit deputet.
Shkresa e SPAK drejtuar KQZ