Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

SPAK përfundon hetimet për Fatos Tushen dhe zyrtarët e Bashkisë së Lushnjës, dosja dërgohet në gjyq

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria Speciale përfundon hetimet për ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe dhe zyrtarët e tjerë të Bashkisë. Ata akuzohen “shpërdorim detyre” dhe “abuzim me tenderat” dhe prej më shumë se 3 muajsh janë prapa hekurave.

Tashmë, me mbylljen e hetimeve dosja do të dërgohet në gjyq dhe të arrestuarit do të dalin në seancë. Aty do të vendoset dhe dënimi për ta.

Sipas SPAK, Fatos Tushe dhe shtetasi Flamur Peqini me detyrë drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në bashkëpunim edhe me zyrtarë e persona të tjerë kanë favorizuar kompaninë “Euro Alb shpk” me administrator shtetasin Bujar Murati në prokurimin për rehabilitimin e kanalit ujitës të fshatit Bishqethëm dhe Bitaj, Njësia Administrative Kolonjë, me fond 28.5 milionë lekë.

Hetimi ka evidentuar se edhe pse kjo firmë është shpallur fituese dhe me të është lidhur kontrata më datë 11 nëntor 2020, ndërkohë që përfitimin dhe punimet në fakt i ka kryer biznesmeni Ibrahim Lami i “Loti SHPK”, i cili është lidhje e ngushtë e kryebashkiakut Fatos Tushe dhe Flamur Peqini.

Në masën e sigurisë “Arrest në burg”

  1. Fatos Tushe – kryetari i Bashkisë së Lushnjes
  2. Flamur Peqini – drejtor i ndërmarrjes së pasurive publike
  3. Ibrahim Lami – administrator i “Loti SHPK”
  4. Bujar Murati – administrator i “Euro alb shpk”
  5. Gazment Çela – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike
  6. Bektash Nexha – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike
  7. Blerta Turku – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”

  1. Xhemal Hasko – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike
  2. Margarita Gjermeni – zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike
  3. Andri Nusho – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike
  4. Ani Simoni – zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img