Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

SPAK nxjerr shifrat pas zgjedhjeve: Janë bërë 55 kallëzime nga subjektet politike, vetëm PD ka paraqitur 50

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka deklaruar se disa subjekte politike kanë bërë kallëzime pranë këtij institucioni që lidhen me vepra penale në fushën e zgjedhjeve.

Sipas njoftimit të SPAK, ka nisur procedimi penal për 32 prej tyre. Në njoftim bëhet me dije se nga 55 kallëzime, 50 prej tyre janë bërë nga PD, 3 nga LSI, 1 nga PS dhe 1 denoncim nga FRD.

albsig

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vlerësuar me përparësi të gjitha rastet e paraqitura nga subjekte të ndryshëm, që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, apo ndaj subjekteve të ndryshëm, që janë kompetencë hetimi të kësaj prokurorie.

Në periudhën mars – prill 2021 janë paraqitur një numër i konsiderueshëm kallëzimesh nga subjekte politike, shtetas të ndryshëm dhe policia gjyqësore në Drejtoritë Vendore të Policisë Shtetit. Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar të gjithë këto raste me seriozitet dhe ka dhënë zgjidhje ligjore rast pas rasti, duke njoftuar njëkohësisht dhe subjektet që i kanë paraqitur.

Për të gjitha rastet që është filluar procedim penal policia gjyqësore nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm është duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim sqarimin e plotë të fakteve të kallëzuara dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave ndaj të cilëve do provohet përfshirja në korrupsion aktiv apo pasiv në zgjedhje.

Me poshtë janë të dhënat statistikore të Prokurorisë së Posaçme, deri me datë 22.04.2021, që lidhen me kallëzimet në fushën e zgjedhjeve dhe zgjidhjen e tyre.

Janë paraqitur 91 materiale. Të specifikuara sipas subjekteve që i kanë paraqitur :

• Subjekte politike 55 raste, kallëzime (PD – 50; LSI – 3; PS – 1; FRD – 1)

• Policia gjyqësore 10 raste, referime.

• Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore 4 raste, procedime penale.

• Shtetas 4 raste, kallëzime.

• Institucioni i Presidentit të Republikës 18 raste, informacione.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img