Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
46 %
1.5kmh
0 %
Mër
8 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

SPAK nuk ndalet vetëm te pasuritë e Ben Qimes, kërkon të sekuestrohen dhe pronat e xhaxhait të tij, Ahmet Isufajt

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme pritet të shqyrtojë kërkesën e SPAK për konfiskimin e pesë pasurive që i përkasin shtetasit Ahmet Isufaj. Ky i fundit është xhaxhai i biznesmenit fierak Arben Isufaj, i njohur dhe si Ben Qimja, dhe i dënuar nga drejtësia italiane për drogë.

Në pasuritë që janë në pronësi të xhaxhait të Isufajt dhe familjarëve të tjerë, përfshihen një ndërtesë gati 500 metra katrorë që përdoret si kompleks shërbimesh ndodhur në Sheq të Fierit, truall me sipërfaqe 1580 m2, një vilë tre katëshe, automjet dhe pasuri e paluajtshme e llojit njësi.

Mbi të kaluarën e Ben Qimes, Spak nënvizon se UNMIK i Kosovës njoftoi policinë shqiptare për procedimin e tij gjatë 2011 prej seksionit të narkotikëve, por që më pas me procedurat gjyqësore shqiptare, ai u lirua për tu shpallur në kërkim më vonë dhe për tu arrestuar në 2019 me qëllim ekstradimi.

Arben Isufaj u lirua nga gjykata e Vlorës dhe prej këtij viti ai nuk i është dorëzuar ende Kosovës, shkruan Top Channel.

Së fundmi ndaj këtij shtetasi Policia e Fierit ka dërguar një fletëthirrje që ende nuk ka marrë përgjigje. Autoritetet kërkojnë ta pyesin Ben Qimen nëse kishte apo jo konflikte me Demir Backën, i vrarë mbas shpine me breshëri armësh menjëherë sapo ai doli nga një lokal disa ditë më parë.

Në ditët e para të tetorit 2021, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) nisi zyrtarisht sekuestrimin e pasurive të Arben Isufajt. Ky vendim erdhi pas kërkesës së SPAK për sekuestrimin e tre kompanive në pronësi të Qimes, mijëra m2 tokë dhe 6 makinave luksoze.

Më shumë


spot_img









spot_img