Hapësire reklamuese

Aktualitet

SPAK nis hetimet për kokainën e "Zico-s"? Prokuroria Speciale pritet të hetojë zyrtarët e Portit të Durrësit, nxorën "të pastër" kamionin e "Bana King"

Shkruar nga Newsbomb

Prokuroria Speciale pritet të marrë në pyetje zyrtarët e Portit të Durrësit, të cilët janë përgjegjës për skanimin e kontenierëve që vijnë nga jashtë vendit. Shkak për këtë është kapja e një ngarkese me 119 kg kokainë në Vaqarr, Tiranë, në kontenierin me banane të kompanisë "Zico sha". Në treg kjo kompani njihet dhe me emrin “Bana King”.

Konteineri me ngarkesën me banane të kompanisë "Zico - Bana King", ishte nisur nga Ekuadori dhe kishte kaluar tranzit në një port në Itali. Autoritetet ligjzbatuese në vendin fqinj kanë konstatuar mungesën e plumçes (vulës) dhe për këtë arsye kanë ushtruar kontroll dhe kanë konstatuar mungesë të arkave me banane.

Pas këtij konstatimi kanë mbyllur dhe riplumbosur kontenierin duke e shoqëruar me procesverbalin përkatës. Konteineri ka mbërritur në portin e Durrësit për llogari të kompanisë "Zico - Bana King" dhe është zhdoganuar. Ngarkesa është kontrolluar në skaner ka dhe rezultuar e pastër.

Kamioni i firmës i drejtuar nga shoferi Hasan Saliu e ka marrë ngarkesën me banane dhe kokainë dhe ka dalë nga porti, me destinacion magazinat e firmës në periferi të qytetit të Tiranës, në Vaqarr. Rrugës kanë ndodhur dhe shumë peripeci "të çuditshme", por ato po ndiqen nga Prokuroria e Tiranës.

Objekti i punës së SPAK pritet të jetë skanimi dhe "pastërtia" e kontenierit me banane të "Zico - Bana King", ku u gjetën 119 kg kokainë. Personat përgjegjës për skanimin e kontenierit mund të hetohen nga Prokuroria Speciale, nëse janë të përfshirë në këtë skemë të trafikut të drogës apo jo.

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre personat e arrestuar për këtë ngarkesë me drogë. Administratori i kompanisë Marso Murataj dhe dy shoferët Hasan Saliu e Gezim Kalaja, janë njohur me masën e sigurisë dhe do qëndrojnë prapa hekurave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu