Hapësire reklamuese

Politikë

SPAK nis hetimet për kandidatin e LSI-së, u kap duke tentuar të blejë vota

Shkruar nga Newsbomb
SPAK nis hetimet për kandidatin e LSI-së, u kap duke tentuar të

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet për kandidatin e LSI-së në Tiranë, Etjon Jokën, i cili është filmuar duke tentuar të blejë votat.

Në videot e publikuara në media ditën e sotme, Joka së bashku me njerëz nga rrethi i tij i ngushtë shihen duke u dhënë lekë qytetarëve dhe duke premtuar vende pune në këmbim të votës për LSI-në.

Ndërkohë, vetë kandidati i LSI-së i quajti montazhe ato video, duke u shprehur se këto janë sajesa për ta dëmtuar atë politikisht.

Tashmë është në dorën e SPAK për të hetuar nëse Etjon Joka ka kryer krim zgjedhor duke blerë votat e qytetarëve me lekë.

LEXO EDHE: “Veje këtu te 6-ta, numri im është 22”, Kandidati i LSI në Tiranë kapet duke blerë VOTA: O xhaje të japim një kafe të mirë… (VIDEOT FLAGRANTE)

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll