Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
90 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
14 °
Die
13 °
Hën
11 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

SPAK mori dosjen nga Gjykata e Lartë dhe regjistroi procedim penal për Fatmir Mediun, avokati bën rekurs: Të prishet vendimi i Apelit!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokati i Fatmir Mediut, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit të Posaçëm, i cili një muaj më parë pranoi kërkesën e SPAk dhe dha “dritën jeshile” për rihetimin e ish-ministit të Mbrojtjes në kohën e Gërdecit.

Magjistratja e posaçme Saida Dollani mori vendimin në dhomë këshillimi, duke i hapur rrugë nisjes së hetimeve për tragjedinë e Gërdecit, shkruan newsbomb.al. Menjëherë pas këtij vendimi Gjykata e Lartë i dorëzoi SPAK dosjen e arkivuar të tragjedisë së vitit 2008 dhe SPAK regjsitroi procedim penal.

Ardian Visha, avokati i Fatmir Mediut është shprehur se vendimi është antikushtetues dhe ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Sipas Vishës, vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit duhet të prishet pasi Fatmir Mediu nuk mund të rihetohet.

Sipas avokatit mbrojtës të ish ministrit, vepra penale për të cilën Mediu akuzohet është parashkruar, shkruan newsbomb.al. Por sipas Gjykatës së Posaçme të Apelit, Fatmir Mediu nuk është gjykuar asnjëherë për Gërdecin.

“Nuk është gjë e gjykuar. Afatet e parashkrimit janë respektuar se është marrë i pandehur që në vitin 2009. Pengesa e imunitetit ishte përkohshme. Rënia e kushtit për pasur imunitet konsiderohet fakt i ri që hap rrugën e gjykimit”, thuhet në vendimin e zbardhur të Gjykatës.

SPAK një javë më parë, pasi ka tërhequr nga Gjykata e Lartë aktet e dosjes penale në ngarkim të z. Fatmir Mediu, ka regjistruar procedim penal për veprat penale:

– “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak, në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img