![SPAK merr në dorëzim 6 dosje nga Prokuroria e Elbasanit, priten](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/wp-content/uploads/2022/04/-1000-0-prokuroria-e-elbasanit.jpg)
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë në dorëzim nga Prokuroria e Elbasanit 6 dosje të lejeve të ndërtimit të 2 viteve të fundit. Burime për mediat bëjnë me dije se ka dyshime për abuzime nga Komisionet e Ndërtimit dhe për shpërdorim detyre nga shumë zyrtarë.
Kujtojmë se disa ditë më parë dha dorëheqjen drejtoresha e Urbanistikës, por arsyet nuk dihen ende. Më herët, Prokuroria e Elbasanit ka kryer hetime të tjera, teksa ka kërkuar edhe arrestimin e 3 punonjësve të Urbanistikës në këtë bashki.
Tashmë pritet që SPAK të thellojë hetimet dhe të japë urdhër për arrestime nëse do të gjejë shkelje nga ana e zyrtarëve.
Sondazh
Poll