Hapësire reklamuese

Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako

Shkruar nga Newsbomb
SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako  dhe 10 të pandehurit e tjerë.

Dosja është përcjellë pranë GJKKO-së me kërkesën e kalimit për gjykim. 11 persona janë marrë të pandehur ndërsa për vetëm një është kërkuar nga prokuroria pushimi i çështjes dhe bëhet fjalë për Meri Semini.

Më 11 nëntor Gjykata e Lartë la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Vangjush Dakon. Ndonëse Dako ka kërkuar disa herë lirimin nga burgu, kërkesat e tij janë refuzuar.

Lexo edhe: Kërkoi lirinë, Apeli lë në burg Vangjush Dakon

Vangjush Dako është arrestuar më 6 qershor të këtij viti, pasi akuzohet për “shpërdorim detyre” në dy raste. Dako akuzohet se bashkë me drejtuesin e Urbanistikës në Bashki dhe topografët, kanë zbardhur një leje 4 vite pasi pallati ishte ndërtuar.

Objekt hetimi, në kuadër të këtij procedimi, kanë qenë dy fakte penale, dhe më konkretisht procedura e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh dhe plotësimi i dokumentacionit të tij deri në regjistrimin e pasurisë.

Si dhe procedura e prokurimit Shërbim Konsulence për sigurimin e projektit “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila” me fond limit 21.000.000 lekë me T.V.SH.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese