Hapësire reklamuese

Politikë

SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Fierit, i komunikon dy akuzat Alqi Bllakos

Shkruar nga Newsbomb
SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Fierit, i komunikon dy akuzat Alqi

Dy akuza rëndojnë mbi ish-deputetin socialist Alqi Bllako, pas hetimeve të Prokurorisë Speciale për inceneratorin e Fierit. SPAK i ka komunikuar ish-deputetit S akuzat për "Korrupsion" dhe "Shpërdorim të detyrës".

Të arrestuar dhe në kërkim për këtë impiant të trajtimit të mbetjeve janë dhe disa zyrtarë të tjerë, mes tyre dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. Ky i fundit është arrestuar një vit më parë dhe është i pari zyrtar i lartë që u prangos për këtë aferë.

Ndërkohë, ish-deputeti Alqi Bllako dhe disa punonjës e zyrtarë të tjerë shtetëror, janë konsideruar përgjegjës nga organi i akuzës edhe për inceneratorin e Elbasanit. Të dhënat për ta dolën pas sekuestrimit të kompjuterit personal të Bllakos.

Alqi Bllako u arrestua më 31 mars të këtij viti, i dyshuar si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit, duke firmosur disa shkresa që tjetërsuan truallin e tokës. Pas disa muajsh në qeli, Gjykata e Posaçme e nxori nga qelia dhe e dërgoi në "Arrest në shtëpi" ish-deputetin.

Prokuroria Speciale njoftoi që në seancë se nuk e pranonte këtë vendim, pasi akuzat dhe provat për Alqi Bllakon ishin konkrete. Në këto kushte, SPAK bëri ankimim dhe më 9 nëntor 2022, Gjykata e Posaçme e Apelit e riktheu përsëri në qeli ish-deputetin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll