Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
25 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

SPAK mbyll hetimet për ekzekutimin e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodjan Saliut, mes 7 të akuzuarëve Lul Berisha dhe Emiljano Shullazi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria Speciale SPAK ka mbyllur hetimet për dy vrasjet e bujshme të ndodhur në vitin 2005, ekzekutimin e biznesmenit të njohur Vajdin Lamaj dhe Klodjan Saliut. Shtatë persona akuzohen nga SPAK se kanë dorë në këto dy vrasje të bujshme.

Akuza nuk u është komunikuar të gjithë akuzuarëve të mëposhtëm, për shkak se disa janë në burg e të tjerë në arrati. Emiljano Shullazit pritet që akuza t’i komunikohet nesër pasi ndodhet në regjimin e posaçëm 41 biss, shkruan newsbomb.al.

Të pandehur nga organi i akuzës janë:

  1. Indrit Rusi;
  2. Viktor Bajraktari (Imeri);
  3. Emiljano Shullazi;
  4. Plaurent Dervishaj;
  5. Lulzim Berisha;
  6. Indrit Taullau;
  7. Luftar Reçi.

Pesë prej personave të lartpërmendur janë aktualisht në qeli dhe pritet të dënohen nga SPAK, ndërsa në kërkim vazhdojnë të jenë shtetasit Plarent Dervishaj dhe Lulzim Berisha. Këta dy të fundit dyshohet se ndodhen jashtë vendit.

Dy vrasjet për të cilat akuzohen 7 të pandehurit:

1- Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Taulla dhe Luftar Reçi, akuzohen se në 25 shkurt 2005 në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vrarë Klodjan Saliun, i cili po lëvizte me autoveturën e tij tip “Mercedes Benz”, ngjyrë gri me targë DR8907C.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur autostrada Tiranë – Durrës në drejtim të Tiranës, në segmentin rrugor Durrës – Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj. Nga goditjet me armë mbeti i vdekur në vend Klodjan Saliu, si dhe u plagos O.Truma, i cili ndodhej në automjet duke shoqëruar viktimën. Saliu njihej edhe si kundërshtar i Lulzim Berishës.

2- Ndërkohë vrasja e dytë ndodhi në 27 shkurt 2005, ku mbeti i vrarë me lëndë plasëse në pallatin ku banonte biznesmeni Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi. Autorët e dyshuar janë Emiljano Shullazi dhe Viktor Imeraj.

Sapo Lamaj dhe Arsi janë ngjitur në ashensor, ndërmjet katit të pestë dhe katit të gjashtë ka ndodhur shpërthimi i lëndës eksplozive, duke i lënë të dy personat të vdekur në vend. Sasia e eksplozivit ka qenë e madhe dhe bëhej fjalë për një eksploziv të cilësisë së lartë.

Dy viktimat do të ngjiteshin në katin e tetë, ku kishte shtëpinë Lame. Ashensori në momentin e shpërthimit ka qenë në ngjitje dhe mendohet që shpërthimi të jetë realizuar me telekomandim nga distanca. Gjatë shpërthimit është shkatërruar totalisht ashensori, por nuk është dëmtuar asnjë nga katet e pallatit.

Lamaj ishte një biznesmen i njohur në kryeqytet asokohe, kur mbante edhe postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Boksit, si dhe zv.President i Top Albania Radios, një media e themeluar nga i ndjeri Dritan Hoxha.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img