Hapësire reklamuese

Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për dy zyrtarët e bashkisë së Bulqizës, u kapën duke blerë vota për zgjedhjet e 25 Prillit

Shkruar nga Newsbomb
SPAK mbyll hetimet për dy zyrtarët e bashkisë së

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për dy zyrtarët e bashkisë së Bulqizës, Denis Xholi dhe Albjon Ceku, të cilët ndodhen nën masëne  sigurisë “arrest me burg”.

Ata akuzohen për krime zgjedhore, pasi pak ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit u kapën në Maqellarë me 5 milionë lekë në makinë, të cilat do tí përdornin për të blerë vota.

Sipas SPAK, janë mbledhur prova me anë të të cilave është provuar se Denis Xholi në bashkëpunim me të pandehurin Abion Ceku “kanë shpërndarë në Njësinë Administrative Maqellarë shuma monetare tek persona të tjerë, me qëllim përcaktimin e mënyrës së votimit të zgjedhësve, në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në datën 25.04.2021”.

Gjithashtu Prokuroria e Posaçme bën me dije se “është provuar se i pandehuri Denis Xholi i cili ka ushtruar funksionin e përgjegjësit të zyrës juridike në Bashkinë Bulqizë gjatë orarit të punës është vënë në mbështetje të kandidatëve për deputetë dhe të subjekteve zgjedhore”.

Dosja e dy të akuzuarve është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, e cila do të marrë vendimin për dy ish-zyrtarët e bashkisë Bulqizë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu