Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
52 %
0.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
21 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

SPAK mbyll hetimet për 137 kg kokainë, erdhi nga Ekuadori dhe u zëvendësua nga DEA amerikane me oriz: I pandehur biznesmeni Gentian Malindi dhe dy peshkatarë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4fa52f269966992c9382a9929fe39daa

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për kapjen e 137 kg kokainë në Portin e Durrësit, në një operacion ku u përfshinë autoritetet greke dhe DEA amerikane.

SPAK ka marrë të pandehur për sasinë e madhe të drogës biznesmenin Gentian Malindi i cili e priste drogën në Durrës dhe dy persona të tjerë, Altin Myslihaka peshkatar dhe Ardian Bega, punonjës sigurie në Port. Në burg aktualisht janë vetëm Myslihaka dhe Bega, ndërsa biznesmeni Malindi arriti të arratisej pasi dyshohet se operacioni u dekonspirua.

Kujtojmë se, rreth 137 kilogram kokainë, drogë e klasit të parë dhe një nga më të kushtueshmet në treg, ishte fshehur në katër konteinerë të mbushur me banane që vinin nga Ekuadori drejt Shqipërisë. Porositësit e drogës, të pikasur nga DEA amerikane, kishin shfrytëzuar itinerarin e importit të frutave ekzotike për të transportuar brenda konteinerëve edhe “dërgesën” e tyre.

Me autorizimin e DEA-s amerikane, kur konteinerët mbërritën në portin e Pireut në Greqi u krye edhe zëvendësimi i kokainës me oriz. Kështu autoritetet ishin një hap para trafikantëve. Në Shqipëri diçka mesa duket nuk shkoi siç duhej, dhe personi i dyshuar si porositësi Gentian Malindi, arriti të arratisej pasi hapi një prej pakove dhe pa se aty nuk kishte kokainë por oriz.

Ndërkohë, gjatë dëshmisë së tij para oficerëve të çështjes, Ardian Bega, oficer sigurie në portin e Durrësit, pohoi se ishte kontaktuar nga Gentian Malindi që të merrte diçka në konteinerët me banane, brenda të cilave kishte 137 kg kokainë. Po sipas Begës, pasi Malindi kishte pikasur se ishte në vëzhgim nga policia, e kishte hedhur drogën nga makina në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Gentian Malindi ka qenë edhe më herët i arrestuar dhe proceduar për trafikim të lëndëve narkotike. Ai është arrestuar më parë dhe për një sasi prej 500 kilogramë hashash, që ishin transportuar nga Lazarati në drejtim të Durrësit. Malindi ka në pronësi të tij një anije peshkimi në qytetin e Durrësti. Më herët ai është bërë pjesë e mediave, me një denoncim të tij në drejtim të policisë. Biznesmeni durrsak pretendonte se kontrollet e shpeshta të bëra nga ana e policisë po dëmtonin rëndë biznesin e tij.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img