Hapësire reklamuese

Aktualitet

SPAK marrëveshje me EUROPOL, Soreca: Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një prioritet kyç për BE

Shkruar nga Newsbomb
SPAK marrëveshje me EUROPOL, Soreca: Lufta kundër krimit të

Ambasadori i  BE në Shqipëri, Luigi Soreca shkruan se është e rëndësishme marrëveshja që u nënshkrua sot mes EUROPOL, SPAK dhe Policisë së Shtetit për gjurmimin e grupeve kriminale shqiptare që veprojnë jashtë vendit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Soreca shkruan se lufta kundër krimit dhe korrupsionit është një prioritet për vendin tonë për tu anëtarësuar në BE.

"Marrëveshja e sotme mes SPAK dhe Policisë së Shtetit për t'u lidhur me Europol. Rrjeti i sigurt i informacionit (SIENA) është një hap i rëndësishëm përpara në bashkëpunimin operacional mes forcave policore të Shqipërisë dhe të Shteteve Anëtare të BE-së. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një prioritet kyç për BE-në dhe për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit", shkruan Soreca.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.