Prokuroria e Posaçme ka firmosur 15 urdhër arreste, për personat të implikuar në aferën e Inceneratorit të Tiranës.
Burime zyrtare të pakonfirmuara nga SPAK bëjnë me dije se janë lëshuar 15 urdhër arreste. Neësbomb.al ka mësuar emrat e personave për të cilët Prokuroria e Posaccme ka kërkuar ndalimin e tyre në kuadër të aferës korruptive për Inceneratorin e Tiranës
SPAK ka lëshuar urdhër-arreste për:
Lefter Kokën
Mirel Mërtirin
Klodian Zoto
Pëllumb Abeshin
Taulant Tushen
Alqi Bllakon
Erjon Kurtaj
Bledar Karrollin
Jetmir Llapaj
Gjithashtu mësohet se SPAK ka lëshuar masën arrest “Arresat shtëpi” për:
Alba Thoma
Valbona Ballgjini
Sidita Kopliku
Pëllumb Abeshi
Etleva Kondi
Sërish rëndojnë akuza ndaj Alqi Bllakos, ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, të dënuar për korrupsionin në inceneratorin e Fierit.
Spak ka sekuestruar Inceneratorin e Tiranës prej muajit korrik të këtij viti. Sipas njoftimit të SPAK sekuestro u vendos pasi gjatë hetimit ka rezultuar se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.
Avokatët e kompanisë koncesionare kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ku dhe kanë kërkuar heqjen e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për presion juridik “Integrated Energy BV S.P.V” sh.p.k së bashku me të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të tij.
Lexo edhe: Kompania e Inceneratorit të Tiranës kërkon heqjen e sekuestros në Gjykatën e Lartë
Pas këtij vendimi, kompania i kaloi në administrim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme. Administratori Shtetëror, Arjan Baçi më herët u shpreh se janë disa bashki të qarkut të Tiranës, të cilat nuk kanë shlyer detyrimet.
“Gjykata ka vendosur që për menaxhimin e kësaj kompania, të merret Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, administrator jam zgjedhur un. Po vazhdon normalisht, po ndiqen të gjithë kontratat. Një problematike që pamë, është që bashkitë e qarkut janë akoma debitorë. Po bëhet muaji i 3 që nuk kanë shlyer detyrimet.
Kemi filluar duke i dërguar shkresat, për t’i vënë para përgjegjësisë se kemi një kontratë. Çmimi do të mbetet i njëjtë. Bashkia e Tiranës është prej bashkive që është debitore, po ashtu edhe e Vorës dhe disa të tjera”, u shpreh Baçi më 10 gusht të këtij viti.
Kjo nuk ështe tentativa e parë që aksionerët e kompanisë Integrated Energy kanë kërkuar heqjen e sekuestros, pasi më herët kanë bërë kërkesë edhe në Gjykatën e Apelit, mirëpo dhe kjo e fundit la në fuqi sekuestron dhe administrimin shtetëror të kompanisë duke e konsideruar vendimin e shkallës së parë si të drejtë dhe të mbështetur në prova. Tani avokatët e kompanisë po vazhdojnë “luftën” në Gjykatën e Lartë.
Lexo edhe: Bashkia Tiranë në “radarin” e SPAK, kush u arrestua për inceneratorin e kryeqytetit
Lexo edhe: Zbulohen emrat e 15 urdhër-arresteve për inceneratorin e Tiranës
Lexo edhe: Kush është drejtori i Veliajt që i dërgonte email-e Klodian Zotos së inceneratorëve