Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Vrasje dhe grup kriminal, Prokuroria Speciale iu komunikon akuzat Ardian dhe Florenc Çapjas

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria Speciale i komunikon akuën Ardian dhe Florenc Çapjas, xhaxhai dhe nipi që akuzohen për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit. Ata u arrestuan nga RENEA në Elbasan, ndërsa dosja i kaloi SPAK.

Prokurorët e posaçëm kanë marrë dosjet nga Elbasanit si dhe kanë kryer hetimet e tyre, duke arritur në përfundimin se, Ardian dhe Florenc Çapja janë autor të vrasjes së babë e bir (Gentian dhe Nezir Beqiri).

Organi i akuzës i akuzon ata për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese” kundër 2 ose më shumë personave, “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”, “Grup i strukturuar” kriminal dhe “Kryerja e veprave penale” në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”.

Florenc Çapja aktualisht ndodhet në dorën e autoriteteve në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Shqipëri. Ai është arrestuar nga Interpol Abu Dhabi, ndërsa avokati i tij ka bërë me dije se nipi i Ardian Çapjas ka kërkuar azil politik.

Kush është Ardjan Çapja

53 vjeçari njihet si një person me ndikim në qytetin e Elbasanit, dhe i përfshirë në disa ngjarje kriminale, në të shumtën e rasteve si “shënjestër” atentatesh. Ardjan Çapja u ka mbijetuar 4 atentateve, i fundit i ndodhur në qershor 2020.

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit

Gentian Beqiri ka qenë dënuar si i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005. Ai qëndronte në shtëpinë e tij në Elbasan dhe ruhej nga Policia. Si i përfshirë në këtë vrasjes është ekstraduar nga Italia Etien Cani.

Duke qenë se ky i fundit ishte shok fëmijërie me Beqirin, ai u lejua nga efektivët e Policisë që të futej në shtëpinë e tij. Aty, u ekzekutuan Gentian Beqiri dhe babai i tij Nezir Beqiri. Po në lidhje me këtë vrasjes, është arrestuar në Greqi në 2020 shtetasi Jorgo Leku.

Jorgo Leku, 41 vjeç, i njohur edhe me tre identitete të tjera si Olsi Leka alias Giorgo Lekou alias Jorgo Lekou është vënë në pranga nga Interpol Athina pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për vrasjen e 15 gushtit 2012.

Sipas Policisë, Ardian Çapja dhe Florenc Çapja, në vitin 2012 dyshohet se në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri (babë e bir).

Më shumë

spot_img
spot_img