Hapësire reklamuese

Politikë

SPAK kërkon heqjen e imunitetit për Berishën, avokati: Nuk na gjetën të pa përgatitur

Shkruar nga Newsbomb
SPAK kërkon heqjen e imunitetit për Berishën, avokati: Nuk na

Avokati i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Genc Gjokutaj foli sot në emisionin “Top Story” në Top Channel për kërkesën që SPAK i bëri sot Kuvendit për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha. Gjokutaj tha se kjo nuk është çështje e Berishës me SPAK, por një çështje mes opozitës dhe mazhorancës.

Sipas avokatit Gjokutaj, kjo është një çështje antikushtetuese, sepse sipas tij nuk ka kaluar në shinat procedurale që duhet të kalojë.

Genc Gjokutaj tha gjithashtu se kërkesa e SPAK për Kuvendin nuk i gjeti të papërgatitur.

LEXO EDHE: E BUJSHME/ SPAK shkresë Kuvendit: Na lejoni të arrestojmë Sali Berishën!

LEXO EDHE: Habit Sali Berisha: Jam i gatshëm të votoj arrestimin tim

“Duhet të kuptoni raportin që kemi me zotin Berisha, kjo është një çështje antikushtetuese, nul sepse nuk ka kaluar në shinat procedurale që duhet të kalojë ky tren penal, është shkelje kushtetuese që ka konsumuar SPAK me gjykatën ka çuar Berishën në atë zgjidhje. Një person përfaqësues, i votuar 30 e ca vjet, model i qëndrimit ndaj ligjit, të shkojë Berisha se do Arben Kraja? Nuk na kanë kapur të pa përgatitur. Vendim i pazabardhur pas 48 ditësh, si mund të detyrojë Sali Berishën. Një zotëri si Berisha që rri gjithë ditën në televizor që hajde të të shoh unë ty?

Betejat kanë dhe riskun, kjo është betejë me të marrët, SPAK po përdor një llogjikë, nëma autorizimin se Berisha nuk ka zbatuar një autorizim, ky Kuvend ti thotë prokurorëve ç’është ky vendim që unë nuk di gjë? Ata e bëjnë si të duan, procedura nuk lejon ta bësh, maksimumi është arresti në shtëpi, prandaj ata e shkruajnë me vizë, mund të bëjnë dhe një korrigjim moshe, në fantazinë që kanë. Ata janë të çmendur, edhe firmat e Edi Ramës për ndryshimin e territorit ia atribuojnë Berishës. Unë nuk e kam komoditetin që të them sipas meje. Ka ndryshuar destinacioni që dhe firmat e Edi Ramës ia atribuojnë Sali Berishës, ndodh se mendojnë se ato letra nuk do të lexohen”, tha Gjokutaj.

LEXO EDHE: SPAK kërkon ta arrestojë, Berisha: Vegël e verbër në duart e Edi Ramës

Kujtojmë që ndaj ish-kryeministrit është dhënë masa paraprake e sigurisë “Detyrim paraqitje”, por Sali Berisha ka refuzuar të shkojë qoftë dhe një herë të vetme para togave të zeza, duke dërguar avokatët e tij ta përfaqësojnë.

Që nga dita kur u prangos dhëndri i tij dhe ndaj Berishës u vendos “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë vendit”, veprim që parashikon bllokimin e pasaportës, lideri historik i Partisë Demokratike ka ndërmarrë një fushatë sulmesh ndaj SPAK dhe gjyqtares Irena Gjoka.

Duke qenë se Sali Berisha është anëtar i Kuvendit të Shqipërisë dhe gëzon imunitetin që i njeh ligji si deputet, Komisioni për Rregulloren dhe Mandatet do të mblidhet të hënën, 18 dhjetor për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, nëse kërkesa për arrestimin e ish-kryeministrit është e bazuar në prova.

Aktualisht në masë sigurie “Arrest në shtëpi” është Jamarbër Malltezi, pasi akuzohet se ka vepruar me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani” gjatë kohës që në pushtet ishte vjehrri i tij, Sali Berisha. SPAK e akuzon këtë të fundit se gjatë kohës që ishte në kryeministër, ka vënë në shërbim të dhëndrit administratën, që të lejonin privatizimin e mijëra m2 tokë në Tiranë.

Në shkresën që kryeprokurori Altin Dumani i ka dërguar Lindita Nikollës, ai thotë se deputeti Sali Berisha nuk i është bindur vendimeve të Gjykatës së Posaçme, për t’u paraqitur dhe njohur me masën paraprake të sigurisë që është dhënë ndaj tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese