Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

SPAK kërkon arrtestimin e Berishës

Shkruar nga Newsbomb
SPAK kërkon arrtestimin e Berishës

Prokuroria e Posaçme i ka dërguar një shkresë zyrtare Kuvendit të Shqipërisë dhe i kërkon që të lejojë arrestimin e Sali Berishës, shkruan newsbomb.al. Vendimi vjen vetëm një muaj pas seancës paraprake për tjetërsimin e pronave të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Aktualisht, ndaj ish-kryeministri është dhënë masa paraprake e sigurisë “Detyrim paraqitje”, por Sali Berisha ka refuzuar të shkojë qoftë dhe një herë të vetme para togave të zeza, duke dërguar avokatët e tij ta përfaqësojnë.

Që nga dita kur u prangos dhëndri i tij dhe ndaj Berishës u vendos “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë vendit”, veprim që parashikon bllokimin e pasaportës, lideri historik i Partisë Demokratike ka ndërmarrë një fushatë sulmesh ndaj SPAK dhe gjyqtares Irena Gjoka.

Duke qenë se Sali Berisha është anëtar i Kuvendit të Shqipërisë dhe gëzon imunitetin që i njeh ligji si deputet, Komisioni për Rregulloren dhe Mandatet duhet të mblidhet dhe të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, nëse kërkesa për arrestimin e ish-kryeministrit është e bazuar në prova.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese