658332352b820202312201844379712Raport i Deputetëve Anëtarë Të Mazhorancës Në Këshillin Për Rregulloren, Man... by Newsbomb Albania on Scribd
Enkelejd Alibeaj, përmes këtij raporti drejtuar Kuvendit ka kërkuar që të votohet në seancën plenare kërkesa për dhënien e autorizimit të kërkuar nga SPAK “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit. Në raportin e opozitës, listohen faktet e SPAK për Berishën si i dyshuar se ka kryer veprën penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, i cili nga hetimet rezulton se “ka kryer veprime aktive, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, në vendosjen në dispozicion të shtetasit Jamarbër Malltezi të strukturave të ndryshme të administratës shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore në favor të tij”.658331dc17df8202312201844379808Raport i Deputetit Enkelejd Alibeaj, Anëtar i Këshillit Për Rregulloren, Man... by Newsbomb Albania on Scribd
Me 6 vota pro Këshilli i Mandateve i hapi rrugën më 18 dhjetor kërkesës së SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me aferën e privatizimti të ish-kompleksit Partizani. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ishte i vetmi ëprfaqësues nga opozita i cili bashkoi votën e tij me pjesën tjetër të anëtarëve socialistë për t'i hapur rrugën lëshimit të autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/ heqjen e lirisë së Berishës. Këshilli i Mandateve Votuan pro autorizimit të SPAK 1- Lindita Nikolla 2- Bledi Çuçi 3- Klotilda Bushka 4- Ermonela Felaj 5- Enkelejd Alibeaj 6- Arben Pëllumbi. Munguan në Këshillin e Mandateve 1- Gazment Bardhi, 2- Oerd Bylykbashi, 3- Greta Bardeli 4- Saimir Korreshi Ndërkohë, theksojmë se teksa ditën e nesërme, 21 dhjetor, në pikën e parë të rendit të ditës në Kuvend është votimi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, ish-kryeministri ka paralajmëruar protestë përpara ambienteve të Parlamentit. Më herët ai deklaroi se e gjithë Shqipëria do të “zbarkojë” në Tiranë ku dhe nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë. Më tej ish-kryeministri theksoi se ditën e nesërme ai do të jetë “kudo, edhe në sallë, edhe jashtë saj”. “Kompleksiteti i rrethanave, vetëm një pjesë të atyre që duan të protestojnë, i lejon të vijnë. Ne e kemi shumë të qartë. Për ne me rëndësi është që nisin tani për të mos i ndal më deri në ditën e fitores. Ku do jem unë atë ditë? Kudo! Në sallë, jashtë salle, te qytetarët, kudo! Ju e patë për herë të parë në histori, kërkesa për heqje imuniteti u shoqërua me 0 prova! Të garantoj se as në vendet diktatoriale nuk ndodh. Nuk paraqitën sepse nuk kanë asgjë dhe kanë vetëm trillime. Nga hetimi 3-vjeçar i një procesi 15-vjeçar, vepra e vetme penale është kthyer nga Rama… asnjë tjetër”, tha Berisha.Sondazh
Poll