Hapësire reklamuese

Aktualitet

SPAK kërkon “arrest shtëpie”, GJKKO merr sot vendimin për Sali Berishën

Shkruar nga Newsbomb
SPAK kërkon “arrest shtëpie”, GJKKO merr sot vendimin

Në Gjykatën e Posaçme ditën e sotme do të merret vendimi për ish-kryeministrin Sali Berisha. Vendimi për këtë çështje do të jepet në orën 15:00.

Ditën e djeshme, GJKKO rrëzoi kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjokës. Berisha pretendon se ka konflikt interesi pasi në vitin 1996 e ka shkarkuar nga detyra, mirëpo habia qëndron te fakti se 6 muaj më vonë e ka emëruar në një tjetër post, duke hedhur poshtë aludimet e tij.

Kujtojmë se pak ditë më parë, me 75 vota pro Kuvendi i Shqipërisë i hoqi imunitetin e deputetit, ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i hapur në këtë mënyrë rrugë SPAK-ut për arrestimin e tij lidhur me aferën e ish-kompleksit Partizani. Lideri historik i Partisë Demokratike nuk e pranoi këtë vendim, duke e cilësuar si ilegjitim në shkelje me Kushtetutë.

Sali Berisha është vënë nën hetim nga SPAK për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në Tiranë. Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi ranë në pranga për të njëjtën çështje, por për ish kryeministrit nuk u mor e njëjta masë.

Shkak për këtë gjë është bërë mosha e thyer e Berishës, i cili dy muaj  më parë festoi ditëlindjen e 79-të. Si dhe pasaporta e ish-kryeministrit është bllokuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, duke i hequr atij mundësinë për t’u larguar jashtë vendit. Mirëpo ekziston mundësia që GJKKO të vendosë dhe arrest me burg, në rast se e kërkon Prokuroria, pasi pika 2 e nenit 230 të Kodit të Procedurës Penale thekson se në raste të veçanta, masa e sigurisë mund të ketë këtë formë shtrënguese, kur vepra penale e konsumuar ka parashikim dënimi deri në 10 vite.

Ai është një ndër zyrtarët më të lartë të shtetit për të cilin kërkohet një masë sigurimi, duke u bërë i pari ish-president i Republikës që ka hesape të hapura me drejtësinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese