Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

SPAK kërkon 1 vit burg për kandidatin LSI, Etjon Joka u filmua duke dhënë 100 dollarë për një votë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria Speciale kërkon 1 vit burg për Etjon Jokën, kandidat për deputet i LSI në zgjedhjet e 25 prillit. Ai u filmua teksa jepte 100 dollarë për të blerë vota në Tiranë, por u zbulua nga një kamer e fshehtë dhe pas shpalljen në kërkim u arrestua.

Po ashtu 1 vit u kërkua edhe për Elis Babo personi që kishte kryer filmimin dhe të cilti i janë dhënë paratë nga Joka. Ndërkohë vet ish-kandidati për deputet nëpërmjet avokatit të tij deklaroi se gjithçka ka qenë e stisur nga kundërshtarët e tij politikë.

Prokuroria e Posaçme SPAK, nisi hetimet pas videove të publikuara paraditen e 23 prillit, ku shihej se Joka dhe disa njerëz të tij të afërt u premtonin lekë dhe vende pune qytetarëve në këmbim të votës për LSI-në. Ai u thirr për të dëshmuar por refuzoi.

Avokati i Jokës paraqiti prova dhe fakte ne lidhje me videon dhe telefonin që është bëre filmimi dhe se kujt i është dorëzuar ajo, prova që sipas tyre lidhen me kundërshtaret e Etjon Jokës në zgjedhje.

Ndërkohë i pandehuri tjetër, Elis Babo nëpërmjet avokatit të tij pretendoi se e ka bërë filmimin për të denoncuar korrupsionin në zgjedhje, se ishte në kushte të vështira ekonomike.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img