Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

SPAK kërkoi rinisjen e hetimeve për tragjedinë e Gërdecit, reagon Fatmir Mediu: Këtu s’ka shtet, politika shqiptare është batak

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë Berisha, Fatmir Mediu ka reaguar për herë të parë pasi SPAK vendosi rinisjen e hetimeve për tragjedinë e Gërdecit.

Kujtojmë se nga shpërthimi i madh në një depo armësh humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.

Në një intervistë për emisionin  “Breaking” Mediu tha se gjithçka është politike dhe se sjellja e SPAK ka shumë pikëpyetje.

“Vendimin e Gjykatës së Lartë apo Prokurorisë nuk i kam marrë unë, por institucionet. Afatet kohore nuk i përcaktoj unë, por ligji”, tha Mediu.

Rihapja e hetimeve nga SPAK?

Në këtë vend nuk ka institucione dhe as shtet. Çdo gjë drejtohet nga një njeri. Është gjithçka politike. Kjo sjellje e SPAK ka shumë pikëpyetje,  por gjithmonë rezervoj qëndrimin derisa të shoh pretendimin e SPAK. Jam njohur për vendimin e SPAK nga mediat

Do ndërmerrni hapa?

Nuk do rri të shikoj se çfarë do bëjë SPAK.

Iu kushtëzon kjo mandatin?

Nuk besoj se ka të bëjë me mandatin tim, ma kanë dhënë qytetarët. Politika shqiptarë ka arritur tek ai lloj bataku ku nuk ka më as institucione, as kushtetutë, as pushtet të pavarur.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img