Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

SPAK kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata Speciale dërgon “në shtëpi” Adil Alikon, biznesmenin lazaratas që pagoi për të liruar dy djemtë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata Speciale nxjerr nga qelia dhe dërgon “në shtëpi” Adil Alikon, biznesmenin nga Lazarati që dyshohet se i dha para botuesit Henri Çili për të liruar nga burgu dy djemtë e tij, që vranë specialin e RENEAS Ibrahim Basha.

Ka qenë SPAK që ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për Alikon, dhe më pas GJKKO ka dhënë për të “Detyrim paraqitje”, shkruan newsbomb.al. Adil Aliko, babai i Alban dhe Arbion Alikos, u arrestua nga Policia e Gjirokastrës me 27 mars 2021.

Gjykata e Përmetit kishte caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe  “Falsifikimi i dokumentave”.

Lidhja me botuesin Henri Çili

Adil Aliko është ndaluar dhe më parë nga Policia e Gjirokastrës për tentativën për të liruar nga burgu dy djemtë e tij, por është liruar. Biznesmeni dyshohet se i ka paguar qindra mijëra euro dhe sipërfaqe toke botuesit Henri Çili, që ky i fundit të ndërhynte te një magjistratë i lartë për të ndryshuar vendimin.

Arbion Aliko dënuar përjetë për vrasjen e efektivit të RENEAS Ibrahim Basha, kurse i vëllai i tij Albani, është dënuar me 17 vite e 6 muaj burg.

Në kuadër të operacionit “Mezhgorani” u arrestua dhe kunati i Henri Çilit, Gazmir Ajdinaj, avokati Ilir Korbi dhe biznesmeni i njohur Seit Fishta.

Vëllai i bashkëjetueses së Çilit, Gazmir Ajdinaj u arrestua teksa po merrte 1 milionë lekë nga Adil Aliko, babai i Arbion dhe Alban Alikos, të dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s gjatë operacionit kundër kultivimit të drogës në Lazarat.

Sipas dosjes hetimore rezulton se gjatë telefonatava të përgjuara, babai i vëllezërve Aliko i ka kërkuar ndihmë për lirimin e djemve duke theksuar se i kërkonin 1 milion euro. Gazmir Ajdinaj merr përsipër që ta ndihmojë dhe ndërmjetëson një takim të Adil Alikos me Henri Çilin.

Lexo edhe: Policia arreston Adil Alikon

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img