Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SPAK kërkoi 8 vite burg, Tahiri: Nëse veproni me profesionalizëm, unë do të jem i pafajshëm

Shkruar nga Newsbomb
SPAK kërkoi 8 vite burg, Tahiri: Nëse veproni me profesionalizëm,

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kërkuar pafajësinë sot në seancën ndaj tij në Apelin e GJKKO.

Ndërkohë që SPAK kërkoi 8 vite burg, Tahiri kërkoi nga trupa që të veprojë me profesionalizëm duke shqyrtuar të gjitha provat, dhe kjo do të çonte në pafajësinë e tij.

Tahiri u paraqit i përgatitur në seancë, ku kishte marrë me vete një dosje me të gjitha detajet nga çështja ndaj tij.

Po ashtu, edhe avokati mbrojtës insistoi te pafajësia e Tahirit, duke thënë se nuk ka asnjë provë që e lidh atë me trafikun e kanabisit apo grupin e Habilajve.

Kujtojmë se Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua për shpërdorim detyre.

Vendimi për çështjen do të merret në datën 4 shkurt.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese