Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
45 %
3.6kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

SPAK kërkoi 63 vite burg, GJKKO merr VENDIMIN dhe dënon me 10 vjet Moisi Habilajn, ja sa u dënuan pjesëtarët e tjerë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar Moisi Habilajn dhe anëtarë të grupit të tiij të akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

GJKKO jep vendimin duke dënuar 4 persona me 37 vite burg gjithsej. Konkretisht janë 10 vite burg për Moisi Habilajn me veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe 9 vite për Nezar Seitin për të njejtën akuzë, Fatmir Minajn dhe Maridian Sulajn. Grupi akuzohet për trafikun e 4 ton kanabis e kapur në Babicë të Vlorës.

Të 4 të dënuarit nga GJKKO kanë përfituar nga dënimi i shkurtuar duke e ulur me 1/3, pasi SPAK kërkoi gjthsej 63 vite burg për të katërt anëtarët. Dy javë më parë SPAK kërkoi sekuestrimin e 22 pasurive të këtij grupi, pasuri me vlerë 82.4 milionë lekë të reja.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img