Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
0.5kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
27 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

SPAK kërkoi 2 vite burg, si i transformoi pronat Adriatik Llalla pas lidhjes me të dënuarin për vrasje; nga 16 milion lek në 1 milion euro

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

42f9ccfafef7a9ac07256f5aa26b8f1a

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i paraqiti të premten Gjykatës së Posaccme të Shkallës së Parë konkluzionet përfundimtare për çështjen penale në ngarkim të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili akuzohet për fshehje të pasurisë.

Sipas SPAK, Llalla akuzohet se e ka kryer këtë vepër penale tre herë. Një investigim i mëparshëm, BIRN tregoi se si Llalla transformoi një investim fillestar prej 16.3 milionë lekësh në prona me vlerë mbi 1 milionë euro përmes transaksioneve me një person të dënuar për vrasje, një biznesmen-fitues tenderi në Prokurori dhe një instruktor hipizmi i përdorur si sekser tokash.

Prokurori i çështjes, Klodian Braho i kërkoi gjykatës në seancën e të premtes deklarimin fajtor të Llallës për veprën penale të fshehjes së pasurisë dhe dënimin e tij me 2 vjet heqje lirie. Nëse gjendet fajtorë Llalla do të përfitojë nga aplikimi i  gjykimit të shkurtuar uljen e 1/3 së dënimit, duke mbetur si dënim përfundimtar në masën 1 vit e 4 muaj burgim.

Akuza e ngritur sipas nenit 257/a, paragrafi i dytë parashikon dënime nga gjobë deri në 3 vjet burg. Gjithashtu ndaj Llallës u kërkua si dënim plotësues përjashtimi nga Shërbimi Publik për 5 vite. Më herët për shkak të dorëheqjes, ndaj Llallës është sanksionuar prej Kolegjit të Posaccëm të Apelimit ndalimi 15 vjet për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Përfaqësuesi ligjor i Llallës, avokati Sokol Hazizaj kërkoi që të paraqesë konkluzionet e tij përfundimtare në seancën pasardhëse, që u caktua të zhvillohet më datë 2 prill.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img