Hapësire reklamuese

Politikë

SPAK jep pretencën: Safet Gjici të dënohet me 4 vite e 6 muaj burg!

Shkruar nga Newsbomb
SPAK jep pretencën: Safet Gjici të dënohet me 4 vite e 6 muaj

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën dhe kërkon nga togat e zeza që Safet Gjici të dënohet me 4 vite e 6 muaj burg. Ish-kryebashkiaku i Kukësit ka pranuar më parë gjykimin e shkurtuar dhe nëse Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK, ai duhet të bëjë 3 vite burg.

Me pranimin e gjykimit të shkurtuar, personi i akuzuar përfiton uljen e 1/3 së masës së dënimit, pra nga 4 vite e 6 muaj Safet Gjici duhet të kryejë 3 vite burg.

Ndërkohë, SPAK ka kërkuar dhe dënimin me 1 vite e 6 muaj burg të shtetases Alma Kaçi, gruaja e cila ka filmuar skandalin seksual në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit. Edhe kjo shtetase ka pranuar gjykimin e shkurtuar dhe nëse shpallet fajtore, do qëndrojë vetëm 1 vit në qeli.

Safet Gjici, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Kryetar i Bashkisë Kukës, akuzohet për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga neni 260 i K. Penal.

Ndërsa Alma Kaçi, akuzohet për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuar nga neni 245 i K. Penal.

Prokuroria e Posaçme thotë se në përfundim të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, janë përftuar prova dhe të dhëna nga analizimi i të cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Kaçi, është personi që i ka ofruar/dhënë përfitime të parregullta të pandehurit Safet Gjici, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kukës dhe se ky i fundit pasi ka përfituar prej saj përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar/pranuar ta ndihmojë me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese