Hapësire reklamuese

Aktualitet

SPAK jep pretencën për anëtaren e vettingut, kërkon 1 vit burg për Etleda Çiftjan

Shkruar nga Newsbomb

Prokuroria Speciale kërkon dënimin me 1 vit burg për Etleda Çiftjan, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e akuzuar për “falsifikim të dokumenteve” dhe për “deklarim të rremë të pasurisë”.

Megjithatë, në pretencën e sotme të dhënë në prani të vetë anëtares së KPK që vazhdon të jetë në detyrë, prokurori ka kërkuar që ajo të mos shkojë në qeli por dënimi me 1 vit burg të konvertohet në 2 vite shërbim prove.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Çiftja, në deklaratën vitit 2017 ka kryer deklarim të rremë të pasurisë, konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, të dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë së dy pasurive të fundit, si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie.

“E pandehura Etleda Çiftja ka dorëzuar pranë ILDKPKI një kontratë me përmbajtje të falsifikuar, referuar çmimit të pasqyruar në të, provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm, pasi kjo kontratë  nuk përputhet me atë të gjendur pranë arkivës së zyrës noteriale ku është përpiluar dhe pranë ASHK-së në momentin e regjistrimit të pasurisë për të cilën është lidhur kjo kontratë.

Anetarja e vettingut Etleda Çiftja

Gjithashtu kjo kontratë përmban të dhëna të rreme edhe në lidhje me vetë veprimin e pasqyruar në të, pra shitje blerjen e parcelës tokë arë”, njoftoi SPAK kur e mori të pandehur anëtaren e vettingut.

Etleda Çiftja është anëtarja e tretë e institucioneve të vetingut që procedohet penalisht dhe merret e pandehur nga SPAK. Më parë janë proceduar anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, Ardian Hajdari dhe Luan Daci, ky i fundit i shkarkuar pasi u dënua me vendim të formës së prerë për falsifikim të formularit të aplikimit që mundësoi zgjedhjen e tij si anëtar i Kolegjit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll