Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

SPAK jep pretencën për 10 të akuzuarit për uniformat e Policisë, kërkon 1.5 vite burg për zyrtarët e Ministrisë së Brendshme

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria Speciale ka dhënë pasditen e kësaj të pretemteje pretencën për 10 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të akuzuar për tenderin e uniformave të Policisë. Për 9 nga 10 zyrtarët e arrestuar është kërkuar 1.5 vite burg dhe 3 vite pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike.

Për një prej tyre, Aurora Mulla, është kërkuar nga SPAK konvertim i dënimit në shërbim prove.

Dosja do t’i kalojë Gjykatës së Posaçme, e cila do të vendosë për dënimin final të zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme. Pas vendimit në sallën e gjyqit, të akuzuarit mund të pranojnë dënimin ose të bëjnë rekurs në Gjykatën e Apelit të Posaçëm.

10 të arresturit në Ministrinë e Brendshme për uniformat e Policisë së Shtetit:

  1. Edlira Naqellari, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim; – Kërkohet 1.5 vite burg dhe 3 vite përjashtim nga funksionet publike;
  2. Flutura Çekrezi, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim; – Kërkohet 1.5 vite burg dhe 3 vite përjashtim nga funksionet publike;
  3. Anisa Bogdani, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim; – Kërkohet 1.5 vite burg dhe 3 vite përjashtim nga funksionet publike;
  4. Ani Omuri, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim; – Kërkohet 1.5 vite burg dhe 3 vite përjashtim nga funksionet publike;
  5. Klevis Hasani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim; – Kërkohet 1.5 vite burg dhe 3 vite përjashtim nga funksionet publike;
  6. Kreshnik Bejkaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim; – Kërkohet 1.5 vite burg dhe 3 vite përjashtim nga funksionet publike;
  7. Fatmir Demneri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim; – Kërkohet 1.5 vite burg dhe 3 vite përjashtim nga funksionet publike;
  8.  Mariglen Buzali, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim; – Kërkohet 1.5 vite burg dhe 3 vite përjashtim nga funksionet publike;
  9. Gëzim Mingaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim; – Kërkohet 1.5 vite burg dhe 3 vite përjashtim nga funksionet publike;
  10. Aurora Mulla, e akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” – Kërkohet konvertim i dënimit në shërbim prove.

Tenderi u hap më datë 26 korrik të vitit 2019 dhe u mbyll më 11 maj 2020. Ministria e Brendshme, më datë 14.07.2020, ka shpallur fituesin e këtij tenderi; kompaninë shqiptare “D&E” SHPK, që ofroi 500 milionë lekë më shumë nga vlera që ofroi kompania turke “Genç Taahhüt Giyim Tekstil Ýnþaat San. Ve Tic. Ltd. Sti”.

Ky tender u shty disa herë brenda një që të gjitha kompanitë pjesëmarrëse të skualifikoheshin derisa atë ta fitonte kompania “D&E” me pronar biznesmenin Ismail Kadiu.

Ka tre shkelje në lidhje me procesin e tenderit, shkelja e parë është kryer nga zyrtarët në lidhje me procesin e tenderit. Shkelja e dytë e kryer është se kanë bashkuar tre objekte në një, ndërsa shkelja e tretë e kryer është zyrtarët e ministrisë kanë ndërhyrë në zërat e tenderit në mënyrë që të përshtateshin me ofertën e kompanisë që e ka fituar tenderin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img